Liverpooli nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Në gjashtë ndeshjet e para në Angli, The Reds kanë fituar vetëm dy nga to, derisa kanë barazuar në tri të tjera dhe kanë pësuar një disfatë.
Ndërkohë në Ligën e Kampionëve, skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp u turpërua nga Napoli pasi pësoi humbje 4-1.
Mbrojtja dhe mesfusha është problematike këtë sezon te The Reds dhe drejtuesit e klubit nga Anfield e dinë një gjë të tillë.
Jude Bellingham vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Liverpooli me klubin anglez që nuk do ta pres verën e vitit të ardhshëm për transferimin e lojtarit.
Sipas asaj që ka raportuar Bild, Liverpooli do të dalë me një ofertë të ‘çmendur’ në afatin kalimtar të janarit në drejtim të Dortmund për transferimin e Bellingham.
The Reds janë gati të shpenzojnë 130 milionëe euro për transferimin e 19-vjeçarit i cili ka thënë gjithmonë se dëshiron që një ditë të rikthehet në Angli.
Reprezentuesi anglez është gjithashtu edhe në listën e dëshirave të Chelseat, Manchester United e Arsenalit. /Telegrafi/