Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Tottenham Hotspur 1-2.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ishte më e mirë në fushë që nga fillimi i kësaj sfide.
Por për ta parë golin e parë në këtë sfidë u desh të pritej minuta e 39-të e kësaj ndeshje.
Kapiteni James Milner harkoi nga këndi, ndërsa mesfushori holandez Wijnaldum shënoi me kokë për 0-1.
Me epërsinë minimale të Liverpoolit 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesën e dytë vendasit e nisën duke sulmuar për ta gjetur golin e barazimit.
Por Alisson dhe Liverpooli shpëtuan pasi goditja nga Lucas Moura u ndal vetëm nga shtylla.
Sadio Mane u kundërpërgjigj pas disa minutave por pa arritur cakun.
E për ta dyfishuar epërsinë e Liverpoolit u përkujdes sulmuesi brazilian Roberto Firmino që shënoi nga afërsia pas një gabimi në mbrojtje për 0-2 në minutën e 54.
Deri në fund Tottenham krejt çka arriti të bëj është të shënonte golin ngushëllues me anë të zëvendësuesit Erik Lamela në minutën e 93-të.
Kësisoj Liverpool vazhdon dominimin në Ligën Premier pasi në pesë javë ka marrë po aq fitore.
https://twitter.com/SportJunkie8/status/1040936197051305984
Në anën tjetër për Tottenham kjo ishte humbja e dytë rresht pasi shënoi tri fitore në tri ndeshjet e para.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp në javën e ardhshme pret Southamptonin, ndërsa Spurs luajnë në udhëtim tek Brighton. /Telegrafi/
https://twitter.com/DeepakLahari/status/1040947614076686336