Telegrafi

Liverpooli nuk arrin të fitojë ndaj Leeds United

(Foto: Twitter/Leeds United)

Liverpooli ka dështuar të shënojë fitore (1-1) si mysafir i Leeds Unitedit në Elland Road, edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes e pati epërsinë.

Të dyja skuadrat u përpoqën t’i krijonin rastet e tyre në fillim të ndeshjes, ndërsa ishin mysafirët ata që shënuan.

Sadio Mane pranoi një top nga Trent Alexander-Arnold dhe nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (31’).

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Në fraksionin e dytë vendasit i intensifikuan përpjekjet për ta barazuar rezultatin dhe ia arritën qëllimit.

Pas një harkimi nga këndi të Jack Harrison, Diego Llorente u gjend më së miri në zonë duke shënuar me kokë (87′).

Standings provided by SofaScore LiveScore

Ky hap i gabuar e lë Liverpoolin jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, me dy pikë më pak se West Ham Unitedi që ndodhet në vend të katërt. /Telegrafi/