Site icon Telegrafi

Liverpooli nis negociatat me Alisson, Roma kërkon 70 milionë euro

Alisson ))

Raportet e mediave angleze pretendojnë se Liverpooli kanë nisur negociatat për portierin Alisson Becker, por Roma e vlerëson atë në 70 milionë euro (62 milionë funte).

Nuk është sekret se Jurgen Klopp dhe klubi i tij nga Anfield po kërkojnë një goditje të re në portë për sezonin e ardhshëm dhe kanë vendosur pamjet e tyre në Alissonin e Romës.

Portieri brazilian ka qenë një sensacion në Serie A dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe kjo ka bërë që të jetë shumë i kërkuar.

Lexo po ashtu PSG ka gati një ofertë 50 milionë euroshe për Alissonin

Sipas Sky Sports News në Mbretërinë e Bashkuar, Liverpooli tashmë kanë filluar bisedimet për të nënshkruar me Alisson gjatë verës.

Alisson Becker (Getty Images)

Drejtori i sportiv i Romës, Monchi tashmë ka shitur Mohamed Salah tek Liverpuli dhe ka rrëfyer dje se shitja e tij erdhi si shkak i bilanceve financiare të klubit.

Ai nuk do të bëjë të njëjtin gabim përsëri, pasi çmimi i kërkuar për Alisson do të jetë rreth 70 milionë euro, i cili do të ishte një rekord botëror për një portier.

Lexo po ashtu De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen

Liverpooli gjithashtu është i etur të hyjë në garë më herët, pasi çmimi i tij mund të ‘shpërthej’ më tej nëse ai bën mirë për Brazilin në Kupën e Botës.

Kjo pasi Alission shihet si zgjedhja e parë e portës së Brazilit përpara Edersonit të Manchester Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version