Telegrafi

Liverpooli ‘ngec’ ndaj Plymouthit, ndeshja kthyese tregon kualifikuesin

Liverpool ka lëshuar mundësinë të gjej kualifikimin në ndeshjen e parë të Kupës FA ndaj Plymouthit, pasi pas 90 minutave ndeshja përfundoi 0-0.

Jurgen Klopp kishte vendosur të hyjë në këtë ndeshje të Kupës FA ndaj Plymouth me një rotacion të madh, duke vendosur të gjithë të rinj, përveç Lucas Leivas, Emre Can dhe Divock Origi.

Megjithatë, edhe të rinjtë e klubit treguan potencialin e tyre, duke dominuar plotësisht pjesën e parë, me posedim të topit dhe raste të krijuara, por pa arritur të gjejnë golin dhe kjo pjesë u mbyll pa gola 0-0.

Në pjesën e dytë, Klopp vendosi t’i bëj disa zëvendësime, duke inkuadruar në lojë Daniel Sturridge, Adam Lallana dhe Roberto Firmino për të provuar të fitoj ndeshjen.

Por, edhe pas rasteve të shumta të krijuara në këtë pjesë nga futbollistët e ‘Reds’, fati nuk e deshi që topi të hyjë në gol  dhe ndeshja përfundoi ashtu si edhe nisi me rezultat të bardhë 0-0. /Telegrafi/