Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez ka pësuar një dëmtim gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në stërvitje te Kombëtarja e Anglisë.
Kombëtarja e Anglisë do të zhvilloje tri ndeshje gjatë muajit nëntor, njëra miqësore dhe dy tjera në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tre Luanët do të luajnë nesër (e enjte) miqësore me Irlandën, ndërsa me 15 nëntor udhëton te Belgjika dhe 18 nëntor e pret Islandën.
It's that time again… training shots have dropped! 📸
Who do you want to see? pic.twitter.com/vKiYgtDzyv
— England (@England) November 10, 2020
Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate është tash e disa ditë në grumbullim për këto ndeshje, por jo gjithçka ka shkuar mirë.
Sipas gazetarit të njohur, Paul Joyce, Gomez ka pësuar dëmtim gjatë stërvitjes së sotme, por ende nuk dihet se sa do të mungojë.
Liverpool defender Joe Gomez has suffered an injury while on international duty with England, per @_pauljoyce pic.twitter.com/v1na4rhv7j
— B/R Football (@brfootball) November 11, 2020
“Mbrojtësi i Liverpool, Joe Gomez pësoi një dëmtim gjatë trajnimit me Anglinë sot”.
“Gareth Southgate ka të ngjarë të ofrojë një përditësim këtë mbrëmje në një konferencë shtypi përpara ndeshjes ndaj Republikës së Irlandës”, ka shkruar Joyce.
Nëse lëndimi është i rëndë, kjo ka të ngjarë ta fusë Liverpoolin zyrtarisht në krizë, pasi Virgil Van Dijk do të mungojë gjithë sezonin. /Telegrafi/
Liverpool defender Joe Gomez suffered an injury during training with England today. Gareth Southgate is likely to provide an update this evening at a press conference ahead of the Republic of Ireland game.
— paul joyce (@_pauljoyce) November 11, 2020