Liverpooli është i lidhur me Domenico Berardin e Sassuolos.
Sipas Gazzetta di Modena klubi anglez e ka vëzhguar nga afër lojtarin.
Që nga tetori ekziston një lidhje e lojtarit me klubin anglez.
Berardi është duke punuar për rikthimin në formë, pasi për disa muaj ishte jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Juventusi e ka të drejtën e blerjes për 25 milionë euro.
Në anën tjetër edhe Ineri ka shfaqur interesim për lojtarin që shihet si njëri nga talentët më të mëdhenj italian. /Telegrafi/