Liverpooli ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore që nga muaji mars, kur kishte luajtur për herë të fundit në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid.
Më 11 mars kampioni në fuqi i Evropës kishte zhvilluar ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madrid, ku pësoi humbje 2-3 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Pas ndalimit të futbollit The Reds nuk kishin zbritur më në fushë, ndërsa sot kanë luajtur ndeshjen e parë miqësore në Anfield.
Kundërshtari i Liverpoolit ishte skuadra e njohur angleze Blackburn Rovers që bënë gara në Championshipin anglez.
The Reds treguan formë të lartë në këtë takim, pasi shënuan fitore të thellë me rezultat 6-0.
Sadio Mane, Naby Keita e Takumi Minamino realizuan tre golat e parë për The Reds në 45 minutat e para.
Ndërkohë në pjesën e dytë në listën e shënuesve u futën edhe Joel Matip si dhe të rinjtë Ki-Jana Hoever dhe Leighton Clarkson.
Trajneri Jurgen Klopp ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e të besuarve të tij, pasi në këtë takim 18 futbollistë patën mundësinë të luajnë.
There were six different goalscorers as we registered a 6-0 win over @Rovers at Anfield today ⚽️
Check out our gallery of photos from the fixture ??
— Liverpool FC (at ?) (@LFC) June 11, 2020
Kujtojmë që Liga Premier do të rikthehet në aksion më 17 qershor me ndeshjen derbi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Ndërkohë Liverpooli ndeshjen e parë pas pauzës tre mujore do ta zhvilloj më 21 qershor ndaj rivalit lokal Everton. /Telegrafi/