Site icon Telegrafi

Liverpooli mund të marr një injeksion financiar me miliona euro për sezonin e ardhshëm

Liverpooli ka pasur një sezon të vështirë 2020/21, si brenda ashtu dhe jashtë fushës, pasi gjasat për mbrojtjen e titullit në Ligën Premier nuk ekzistojnë, por edhe lëndimet që ka në skuadër dhe shqetësimeve financiare si rezultat i pandemisë COVID-19.

Aktualisht në pozicionin e shtatë në Ligën Premier, Jurgen Klopp po përballet me vështirësi për sigurimin e kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Klubi ka njoftuar një humbje prej 141 milionë euro gjatë pandemisë.

Fitorja në Ligën e Kampionëve mund të duket një opsion real, pasi tani përballen me Real Madridin që do të luajë pa Sergio Ramosin.

Liverpooli mund ta përmirësojë gjendjen pas pronarët e tyre, Fenway Sports Group (FSG) , janë gati të marrin një injeksion të rëndësishëm fiskal nga RedBird Capital Partners .

Vlera e këtij investimi thuhet të jetë rreth 638 milionë euro, dhe këto para pritet tu ndahen të gjitha klubet në pronësi të Fenway Sports Group që të jenë në gjendje të stabilizojnë financat e tyre në planin afatgjatë.

Shuma më e madhe e parave do të shkojë te Liverpool dhe Boston Red Sox.

“Me sa di unë, kjo do të thotë që na jep qëndrueshmëri në atë që kemi arritur deri më tani, por kaq, ky është një lajm i mirë”, deklaroi  Klopp.

Vlera e biznesit e FSG aktualisht qëndron në 6.22 miliardë euro dhe ata do të shpresojnë të konsolidojnë vetën kur bota shkon drejt fundit të krizës së COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version