Liverpooli ka fituar me rezultat 1-0 përballë Ajaxit, në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Deri te goli loja nuk solli shumë, por të dy skuadrat tentonin të krijonin raste.
Liverpooli golin e shënoi në minutën e 38-të.
Ishte Nicolas Tagliafico që shënoi në portën e tij, duke tentuar ta largojë një top (1-0).
https://twitter.com/OFutTT/status/1319000376776032258
Deri në fund të pjesës së parë të dy skuadrat kishin nga një rast, kur Mohamed Salah rrezikoi për Liverpoolin, ndërsa Dusan Tadic për Ajaxin, por nuk qëlluan cakun.
Pjesa e dytë ishte interesante, por nuk solli gola.
Me këtë fitore Liverpooli merr tri pikët e para, ndërsa Ajaxi mbetet pa pikë. /Telegrafi/