Telegrafi

Liverpooli mposht Ajaxin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt

Foto: Flashscore

Liverpooli ka fituar me rezultat minimal 1-0 kundër Ajaxit në rrethin e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo fitore u ka mjaftuar The Reds për të kaluar në fazën e eliminimit direkt, me skuadrën holandeze që duhet të luftojë ende për një gjë të tillë.

Pjesa e parë në Anfield Road u mbyll pa gola, derisa e dyta kishte më gjallëri në lojë.

Ishte minuta e 58-të e takimit, kur Curtis Jones pranoi një top nga Williams për të shënuar golin e vetëm të takimit.

Kjo fitore i mjaftoi skuadrës që drejtohet nga Jurgen Klopp, për të kaluarën në rrethin tjetër, aty ku do i bashkohet 16 skuadrave më të mira.

Liverpooli është lider i Grupit D me 12 pikë, Atalanta ka tetë, Ajaxi shtatë dhe Midtjyllandi me vetëm një.

Takimi i radhës i Liverpoolit do të jetë me Midtjyllandin, një ndeshje e lehtë për ta, sidomos kur nuk kanë presionin e kualifikimit. /Telegrafi/