Telegrafi

Liverpooli monitoron Fabian Ruizin e Napolit

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz është duke u lidhur me klubin e madh anglez, Liverpoolin.

Kampionët evropianë filluan mbrojtjen e titullit të tyre me një humbje 2-0 në udhëtim te Napoli i Ruizit.

Njëri nga lojtarët kryesor të kësaj ndeshje ishte pikërisht mesfushori spanjoll, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij të mirë.

Lexo po ashtu Barca sfidon Realin për Fabian Ruizin

Sipas mediumit britanik Daily Mail, ai po monitorohet nga Liverpooli, të cilët janë të interesuar të rivalizojnë Real Madridin dhe Barcelonën.

Fabian Ruiz (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ruiz, i cili u bashkua me Napolin nga Real Betis për 26.7 milionë euro vitin e kaluar e krahason veten me Xavin.

“Unë u dashurova me futbollin falë tij. Ai ishte një shtyllë për Barcelonën dhe Spanjën për kaq shumë vjet dhe unë ëndërroj t’i ndjek në gjurmët e tij”, ka thënë Ruiz për Xavin. /Telegrafi/