Site icon Telegrafi

Liverpooli mëson shkallën e lëndimit të Salah, lajm i rëndë për Egjiptin

Liverpooli ka marrë një përditësim rreth lëndimit të Mohamed Salah, që e pësoi në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin.

Po zhvillohej minuta e 44-të e ndeshjes mes Egjiptit dhe Ganës, kur Salah u ankua për një lëndim të muskujve hamstring.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë në një konferencë për shtyp mëngjesin e së premtes se ai ende nuk e di saktë shkallën e lëndimit të tij, si dhe nuk e kishtë përjashtuar mundësinë që stafi mjekësor i klubit të udhëtojë në Bregun e Fildishtë për të ekzaminuar lojtarin.

Tani, megjithatë, është shfaqur një përditësim i ri dhe situata mund të mos jetë aq keq sa parashikohej në fillim.

“Federata e Futbollit të Egjiptit lajmëron se lëndimi i Mohamed Salah, kapitenit të kombëtares, me një tendosje të muskujve hamstring, do të bëjë që ai të humbasë dy ndeshjet e radhës në Kupën e Kombeve të Afrikës ndaj Cape Verdes dhe në raundin e 1/16-tave në rast kualifikimi”, ka thënë gazetari Eslam Magdy në platformën X (ish-Twitter).

Kjo mund të jetë një lajm i mirë për Liverpoolin, pasi që raundi i 1/16-tave në Kupën e Kombeve të Afrikës nuk do të fillojë deri më 27 janar, mirëpo do të jetë një mungesë mjaft e madhe për Egjiptin./Telegrafi/

Exit mobile version