Liverpooli është mjaftuar me një gol në fitoren e rëndësishme të arritur në Molineux Stadium kundër Wolverhampton Wanderers.
Pas një rreziku të Nelson Semedos të evituar nga Alisson, Redsat krijuan dy raste të mira përmes Sadio Mane, ndërsa në fund të gjysmës së parë e zhbllokuan rezultatin.
Falë kombinimeve të Mohamed Salah, Sadio Mane e Diogo Jota, ky i fundit e realizoi golin që rezultoi i fitores për ekipin e Jurgen Klopp (45’+2).
Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në fraksionin e dytë, mirëpo golat munguan ashtu që ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.
Liverpooli tash është i gjashti në tabelë me 46 pikë, pesë më pak se Chelsea që mban pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Wolverhamptomi ka 35 pikë në vend të 14-të.
Portieri i Wolves, Rui Patricio, pësoi një lëndim serioz në mbyllje të takimit dhe u detyrua ta lëshonte fushën. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371565634321014790