Telegrafi

Liverpooli merr një fitore të vështirë ndaj West Ham, vendos goli i Nunez

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Reds e nisën më mirë takimin me Darwin Nunez që ishte në formë dhe rrezikoi që në minutën e 15-të, por pa sukses.

Mirëpo në minutën e 22-të, asistimi i Konstantinos Tsimikas gjeti Darwin Nunez, i cili shënoi për 1-0.

Uruguaiani ishte raste edhe në minutat 24’ dhe 40’, por nuk arriti ta dyfishojë epërsinë.

West Ham fitoi penallti në minutat e fundit të pjesës së parë, por gjuajtja e Jarrod Bowen  u ndal nga Alisson.

Pjesa e dytë nuk është se solli shumë raste të mira.

Në fund të ndeshjes Mohamed Salah (Liverpool) dhe Tomas Soucek (West Ham), kishin raste të mira, por rezultati nuk ndryshoi.

Liverpooli pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e shtatë më 16 pikë, ndërsa West Ham me 11 pikë mban vendin e 13-të. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore