Telegrafi

Liverpooli afër transferimit të mbrojtësit shqiptar

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmisi apo Durmishi, ka rënë në radarin e Liverpoolit.

Sipas Dailymail, skautët e skuadrës së madhe angleze janë vënë pas reprezentuesit danez, mbrojtësit të majtë, Riza Durmisi, pasi është i pëlqyeri i trajnerit Jurgen Klopp.

Pozita e mbrojtësit të majtë është ende një problem për Liverpoolin pavarësisht nga përpjekjet e shkëlqyera të James Milner për të mbuluar këtë rol gjatë këtij sezoni, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pesë blerjet e mëdha që mund t’ia sjellin Liverpoolit titullin e kampionit (Foto)

Durmishi luan për Real Betisin dhe ka një klauzolë blerje të vendosur në shifrën e 17 milionë eurove, pas nënshkrimit nga Brondby verën e kaluar, por sipas mediave angleze transferimi i tij është afër të ndodh.

Ndryshe, Durmisi ka prejardhje shqiptare, por që ka lindur dhe është rritur në Danimarkë. /Telegrafi/

Durmishi me fanellën e Real Betisit