Klubi anglez, Liverpooli është gati të sigurojë mbrojtësin Virgil van Dijk për vendin e tij në planet e klubit, duke ia rinovuar kontratën.
Mbrojtësi holandez aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni i ligamentit ACL në gju dhe nuk pritet të luajë më këtë sezon.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Anfield kanë plane të mëdha për njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë.
I kontraktuar me Reds deri në vitin 2023, Van Dijk së shpejti do të thirret nga menaxhmenti në lidhje me hapjen e bisedimeve rreth një kontrate të re.
Është eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili zbuloi planet e Reds për të zgjatur marrëveshjen e Van Dijk në Anfield.
Romano gjithashtu deklaron se së bashku me Van Dijk, bordi i Liverpoolit ka në mendje t’i ofrojë Fabinhos kontratë të re me kushte të reja. /Telegrafi/