Telegrafi

Liverpooli mendon shitjen e Firminos, e ardhmja e brazilianit në Serie A

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli pas shtatë viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi brazilian ka dhënë kontribut të madh për The Reds që nga viti 2015 kur iu bashkua nga Hoffenheim për shumën e 41 milionë eurove.

Megjithatë e ardhmja e tij është larg Anfield, pasi lojtari tanimë ka humbur edhe vendin e titullarit dhe me ardhjen e Darwin Nunez hapësirat për të janë edhe më të vogla për edicionin e ri.

30-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe klubi anglez nuk dëshiron ta humbas atë me parametra zero vitin e ardhshëm.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Itali, ku gjiganti italian Juventus tanimë ka kontaktuar Liverpoolin për të pyetur për situatën e Firminos.

Vet braziliani e pëlqen një kalim në Serie A dhe Juventusi është një ekip e shkëlqyer për të.

Mediat në Angli dhe Itali kanë raportuar se Juventus pritet të dërgojë një ofertë prej 20 milionë euro për transferimin e Firminos. /Telegrafi/