Telegrafi

Liverpooli mbështetë idenë e 18 skuadrave në Ligën Premier

Liverpooli e ka mbështetur idenë që nga edicioni 2021/22, Liga Premier t’i ketë vetëm 18 skuadra pjesëmarrëse.

Kjo ide është dhënë nga disa anëtarë të ligës angleze dhe atë e ka mbështetur edhe ish-shefi ekzekutiv i Ligës Premier dhe i Liverpooli, Rick Parry.

Nëse Arsenali, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham Hotspuri, japind dritën e gjelbër, atëherë ky ndryshim mund të ndodhë.

Kjo nuk do të jetë e vetmja gjë që do të ndryshohet, pasi ndryshime do të ketë edhe në rregullin financiar, kontratat, rregullat në klube dhe huazimet e lojtarëve.

Liverpooli është e para skuadër e madhe që ka dhënë ndryshimin e këtyre rregullave, në mënyrë që të rikthehet normaliteti në futboll.

Klubet në vitet e fundit janë duke shpenzuar pa masë dhe kjo ide është mirëpritur nga shumica e klubeve. /Telegrafi/