Telegrafi

Liverpooli luan për fitore ndaj Crystal Palace, formacionet zyrtare

Liverpooli dhe Crystal Palace kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të klubit londinez në takimin e vlefshëm për javën e 31-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Anfield nga ora 21:15.

Ekipi i Jurgen Klopp iu rikthye futbollit me një barazim ndaj Evertonit dhe synon fitoren ndaj Crystal Palace për t’iu ofruar edhe më shumë titullit.

Në anën tjetër, londinezët kanë marrë fitore të madhe në udhëtim te Bournemouth dhe synojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Mane, Salah, Firmino; 

Crystal Palace: Hennessey; Ward, Sakho, Cahill, Van Aanholt; Kouyate, McCarthy, McAthur; Townsend, Zaha, Ayew;

/Telegrafi/