Liverpooli synon transferimin e mbrojtësin francez të Stuttgarit, Benjamin Pavard, gjatë afatit të ardhshëm kalimtar të verës.
Afati kalimtar i transferimeve në Angli mund të jetë mbyllur, por Liverpooli vazhdon të mbajë një sy mbi objektivat e mundshëm.
Raportet e shumëfishta të mediave pohojnë se skuadra nga Merseyside ka vënë në radarin e saj fituesin e Kupës së Botës, Pavard.
Sipas mediumit anglez The Mirror, Liverpool dëshiron mbrojtësin francez në verën e ardhshme.
Ky medium raporton se klubin nga Afield është rreshtuar drejt një lëvizje prej 35 milionë eurosh për fituesin e Kupës së Botës me Francës.
Reds janë gati të konkurrojnë deri në fund me gjigantët gjermanë, Bayern Munich për nënshkrimin e Pavardit.
Pavard nënshkroi me Stuttgarit nga Lille në vitin 2016. Ai nënshkroi një kontratë katër vjeçare, e cila e sheh atë në Gjermani deri pas sezonit 2019/20.
Për mbrojtësin francez interesim ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid dhe ai francez, Paris Saint-Germain. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IMhIS4kIKAo