Site icon Telegrafi

Liverpooli lidhet me Bruno Guimaraes, mesfushori e pranon interesimin dhe problemin e Newcastle

Gazeta portugeze Record ishte e para Liverpoolin e lidhi me mesfushorin e Newcastle, Bruno Guimaraes.

Mesfushori i brazilian vlerësohet në 85 milionë euro nga Transfermarkt, por Liverpool pritet ta nënshkruajë me të për një çmim më të ulët për shkak të problemit të Newcastle me rregullat e Fair Play-it financiar të Ligës Premier.

Sipas Record, Newcastle mund të detyrohet të shesë lojtarin nëse marrin një ofertë pak më pak se 70 milionë euro.

Duke folur në një bisedë me TNT Sports, Guimaraes konfirmoi se thashethemet për të ardhmen e tij ishin të vërteta.

“E ardhmja ime? Unë jam nën kontratë me Newcastle, jam shumë i lumtur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Fair Play Financiar, por mund të them se jam shumë i lumtur”.

“Është bukur të shohësh emrin tim të lidhur me klube të mëdha, do të thotë se po e bëj mirë punën time… por nuk jam i shqetësuar – jam i lumtur te Newcastle. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Lexo po ashtu Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Është e vetëkuptueshme që Liverpool ka një mundësi të madhe për të nënshkruar me një lojtar si Guimaraes nëse ata vërtet duan. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version