Telegrafi

Liverpooli kthen gjithë vëmendjen tek Strakosha

Thomas Strakosha (Getty Images)

Liverpool thuhet se synon portierin e Lazios, Thomas Strakosha, ndërsa çmimi i kërkuar për portierin shqiptarë besohet se është 40 milionë euro.

Nuk është sekret se Reds po kërkojnë një goditje në rolin e portierit pas gabimeve të mëdha të Loris Karius në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Por, zgjedhja e tyre e parë, Alisson Becker i Romës është konsideruar shumë i shtrenjtë, pasi vlerësohet  80 milionë euro dhe është afër Mbretërve.

Lexo po ashtu Largohet Karius, Strakosha opsion për të zëvendësuar gjermanin te Liverpooli

Sipas mediumit italian Sportitalia, gjiganti anglez ka kthyer gjithë vëmendjen e tyre ndaj portierit tjetër në Stadio Olimpico, atij të Lazios, Strakosha.

Strakosha po vlerësohet lart nga të gjithë njohësit e futbollit (Getty Images)

Strakosha është vetëm 23 vjeç dhe është djali i legjendës shqiptare Foto Strakosha, kështu që porta është një trashëgimi për familjen shqiptare.

Portieri i Shqipërisë tashmë ka 59 paraqitje të Serie A, duke mbajtur 17 herë portën e pastër dhe ka dalë përmes akademisë së Lazios.

Lexo po ashtu Bayer Leverkusen ofron 30 milionë euro për Thomas Strakoshan

Çmimi i kërkuar për Strakosha besohet të jetë në rajonin e 40 milionë eurove, pasi Lazio dhe presidenti i tyre Claudio Lotito e vlerësojnë lart shqiptarit.

Drejtuesit e Lazios gjithashtu njihet edhe për vështirësitë e tyre në negociata dhe marrëveshje, ku mendohet se kanë refuzuar një ofertë 30 milionëshe nga Bayer Leverkusen. /Telegrafi/