Liverpool thuhet se synon portierin e Lazios, Thomas Strakosha, ndërsa çmimi i kërkuar për portierin shqiptarë besohet se është 40 milionë euro.
Nuk është sekret se Reds po kërkojnë një goditje në rolin e portierit pas gabimeve të mëdha të Loris Karius në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Por, zgjedhja e tyre e parë, Alisson Becker i Romës është konsideruar shumë i shtrenjtë, pasi vlerësohet 80 milionë euro dhe është afër Mbretërve.
Sipas mediumit italian Sportitalia, gjiganti anglez ka kthyer gjithë vëmendjen e tyre ndaj portierit tjetër në Stadio Olimpico, atij të Lazios, Strakosha.
Strakosha është vetëm 23 vjeç dhe është djali i legjendës shqiptare Foto Strakosha, kështu që porta është një trashëgimi për familjen shqiptare.
Portieri i Shqipërisë tashmë ka 59 paraqitje të Serie A, duke mbajtur 17 herë portën e pastër dhe ka dalë përmes akademisë së Lazios.
Çmimi i kërkuar për Strakosha besohet të jetë në rajonin e 40 milionë eurove, pasi Lazio dhe presidenti i tyre Claudio Lotito e vlerësojnë lart shqiptarit.
Drejtuesit e Lazios gjithashtu njihet edhe për vështirësitë e tyre në negociata dhe marrëveshje, ku mendohet se kanë refuzuar një ofertë 30 milionëshe nga Bayer Leverkusen. /Telegrafi/