Telegrafi

Liverpooli kthehet pas Emerson Palmierit, gati oferta e re për të

Mbrojtësi i majtë i Romës, Emerson Palmieri thuhet se është subjekt i një oferte prej 25 milionë eurosh nga Liverpool në janar, pasi u rikthye nga një dëmtim i madh në gju.

Interesi i Jurgen Kloppit në brazilian-italianin nuk është i ri dhe një goditje transferimi për të ishte tentuar gjatë verës.

Por, gjithçka dështoi pasi Emerson pësoi një lëndim të rëndë në gju në muajin maj ku më pas u desh të operoj ACL-n.

Lexo po ashtu Kombëtarja e Italisë e natyralizon futbollistin brazilian, pritet debutimi i tij ndaj Shqipërisë (Foto)

Sipas Gazzamercato, skuadra e madhe nga Liga Premier po kthehen interesin për anësorin e Romës që mund të luaj edhe në mbrojtje edhe në mesfushë.

Ky medium italian thekson se Redsat në afatin kalimtar të transferimeve të janarit do të kthehen me një propozim me vlerë prej 25 milionë eurove.

Lexo po ashtu Liverpooli ofertë Romës për Emerson Palmierin

23-vjeçarit gjithashtu do t’i ofrohet një kontratë deri në qershor të vitit 2022 në një pagë shumë më të lartë sesa aktualisht ai fiton te Roma.

Në rast shitje do të ishte një fitim masiv për Romën, të cilët nënshkruan me atë për vetëm dy milionë euro nga Santos pas një huazimi në Palermo.

Ndryshe, Emerson pritet të kthehet në veprim muajin e ardhshëm te skuadra nga kryeqyteti. /Telegrafi/