Liverpooli ka fituar ndaj Huddersfield me rezultat 3-0.
Reds i kthehen fitoreve në Ligën Premier duke dominuar fuqishëm gjatë gjithë takimit.
Pjesa e parë ishte e heshtur dhe më pak raste, në përjashtim në minutën e 42-të kur Mohamed Salah humbi penalltinë.
Në pjesën e dytë vendasit e morën takimin me seriozitet më të madh dhe në minutën e 50-të shënoi Daniel Sturridge, kurse Roberto Firmino shënoi pas tetë minutash.
Goli i qetësisë u shënua në minutën e 75-të nga Georginio Wijnaldum pas asistimit nga Salah.
Reds pas kësaj fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 16 pikë, kurse Huddersfield vazhdon në vendin e 11-të me 12 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jurgen Klopp është ndaj West Hamit. /Telegrafi/