Telegrafi

Liverpooli kryen detyrën ndaj Rangers

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Liverpooli i është gëzuar fitores së dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke triumfuar ndaj Rangers (2-0) në Anfield.

Redsat e gjetën golin pas vetëm shtatë minutash lojë, ndërsa realizues ishte Trent Alexander-Arnold (7’) me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë.

Me epërsi minimale të vendasve, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa edhe në minutat e para të fraksionit të dytë, ishin sërish nikoqirët ata që realizuan.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Një ndërhyrje në zonë u ndëshkua me penallti dhe Mohamed Salah ishte i saktë nga pika e bardhë (53’).

Liverpooli ka dy fitore dhe një humbje në Grupin A, ndërsa qëndron me gjashtë pikë në vend të dytë, tri më pak se Napoli që është lider i pakontestueshëm me nëntë pikë.

Rangers i ka humbur të tria ndeshjet e zhvilluara dhe qëndron në fund të grupit. /Telegrafi/