Liverpooli thuhet se ka kontaktuar me agjentë pasi tre menaxherë të Ligës Premier kanë dalë si kandidatë për të zëvendësuar gjermanin Jurgen Klopp.
Të premten në mëngjes, Klopp tronditi botën e futbollit duke njoftuar se do të largohej nga Liverpool në fund të sezonit 23/24.
Që nga njoftimi tronditës, trajneri i Bayer Leverkusenit dhe ish-mesfushori i Reds, Xabi Alonso është aktualisht favoriti i basteve për të zëvendësuar Kloppin.
Procesi për gjetjen e pasuesit të Klopp tani ka marrë tjetër drejtim dhe sipas The Athletic, klubi nga Anfield tashmë ka filluar të bëjë kontakte me agjentët.
Përveç Alonsos, trajneri i Brentfordit, Thomas Frank thuhet se admirohet nga hierarkia e Liverpoolit.
Përveç kësaj, trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi dhe menaxheri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou mund të jenë gjithashtu në listën e kandidatëve të mundshëm.
Larg Ligës Premier, trajneri aktual i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, gjithashtu është lidhur me lëvizjen në Anfield pas Euro 2024.
Megjithatë, Klopp ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së zëvendësuesit të tij. /Telegrafi/