Site icon Telegrafi

Liverpooli konfirmon se një fans i tyre ka humbur jetën në stadiumin Anfield pa filluar ndeshja me Benfican

Liverpool ka konfirmuar lajmin e hidhur se një tifoz humbi jetën në tribunë gjatë ndeshjes kundër Benficas.

Liverpool ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke konfirmuar lajmin tragjik të vdekjes së tifozëve në tribunat e Anfield, ku gjithçka ka ndodhur pak para ndeshjes kundër Benficas.

Një tifoz i Liverpool ishte rrëzuar në tribunat e stadiumit ku menjëherë iu dha ndihma mjekësore, por nuk ka pasur shpëtim.

“Me keqardhje të madhe dëshirojmë të konfirmojmë se tifozi, i cili u sëmur para fillimit të ndeshjes kundër Benficas në Anfield, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Klubi i famshëm anglez shtoi se shërbimi mjekësor ka bërë përpjekje heroike për t’i ofruar ndihmë.

“Ne duam të falënderojmë shërbimin mjekësor për përpjekjet e tyre heroike. Falënderojmë gjithashtu shërbimin e urgjencës, ekspertët tanë mjekësorë, gardianët dhe të gjithë tifozët që u gjendën pranë incidentit”, vazhdon komunikata e klubit.

Shkaku i vdekjes së tifozëve në tribunat e Anfield nuk është konfirmuar./Telegrafi/

Exit mobile version