Klubi anglez, Liverpooli ka konfirmuar se operimi i mbrojtësit Virgil Van Dijk ka shkuar me sukses, ndërsa nuk kanë dhënë datë të rikthimit.
Van Dijk u lëndua në fillim të muajit pas një ndërhyrje të pamenduar nga portieri Jordan Pickford në derbin mes Evertonit dhe Liverpoolit.
Mbrojtësi holandez u lëndua në ligamentin e kryqëzuar dhe tanimë Liverpooli ka konfirmuar se ylli i tyre është operuar me sukses.
“Virgil van Dijk i është nënshtruar një operacioni pas dëmtimit të ligamentit të gjurit, të cilin e pësoi në fillim të këtij muaji”.
“Operacioni i planifikuar i mbrojtësit të Liverpoolit u zhvillua në Londër dhe u zhvillua me sukses”.
.@VirgilvDijk has undergone successful surgery on the knee ligament injury he sustained earlier this month.
He'll now focus on the beginning of his rehabilitation with the support of our medical department 💪
— Liverpool FC (@LFC) October 30, 2020
“Van Dijk tani do të përqendrohet menjëherë në fillimin e rehabilitimit të tij me mbështetjen e departamentit mjekësor të Reds”.
“Asnjë afat nuk është vendosur për kthimin e holandezit në veprim”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /Telegrafi/