Liverpool ka konfirmuar se Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain do të largohen nga klubi pas skadimit të kontratave të tyre këtë verë.
Kjo katërshe do të nisin secili kapituj të rinj në karrierën e tyre pas përfundimit të sezonit 2022/23, pasi i ka ndihmuar Reds të ngrenë një mori trofesh gjatë periudhave të tyre në Anfield.
Të katër luajtën rolin e tyre në triumfet e skuadrës së Jurgen Klopp në Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube FIFA në vitin 2019, përpara se të bëheshin skuadra e parë e Liverpoolit që fitoi titullin e kampionit në Angli pas 30 vitesh, duke tubuar 99 pikë në sezonin 2019/2020.
We can confirm Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner and Alex Oxlade-Chamberlain will leave the club upon the expiry of their contracts this summer.
Special acknowledgements will be paid to the quartet at Anfield, with further tributes to follow at the end of the season.
— Liverpool FC (@LFC) May 17, 2023
Dy trofe të tjerë iu shtuan koleksionit në sezonin e kaluar, kur fituan Carabao Cup dhe Emirates FA Cup në Wembley.
Kjo katërshe po ashtu arriti dy herë në vendin e dytë në Ligën Premier dhe kishin edhe dy paraqitje të tjera në finale të Ligës së Kampionëve dhe një në Ligën e Evropës.
Të shtunën ndaj Aston Villas në shtëpi, të katër lojtarët do të marrin mirënjohje të veçanta për kontributin e tyre në klubin e Liverpoolit. /Telegrafi/