Site icon Telegrafi

Liverpooli kërkon t’ia vazhdoj kontratën Manes, senegalezi do të bëhet lojtari më i paguar në klub

Sadio Mane. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sadio Mane është njëri nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit në vitet e fundit.

Sulmuesi senegalez edicionin e kaluar ishte ndër më meritorët që The Reds fituan trofeun e Ligës së Kampionëve.

Edhe këtë edicion Mane e ka nisur për mrekulli duke shënuar vazhdimisht në Ligën Premier.

Interesim për të ka shfaqur gjiganti spanjoll Real Madrid, ndërsa Liverpool synon ta blindoj atë.

Kampioni aktual i Evropës ka filluar bisedimet me Manen për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025.

Gjithnjë sipas mediave britanike, Liverpool është gati t’i ofrojë sulmuesit senegalez një pagë prej 220 mijë funtave në javë, 20 mijë funte më shumë se paga e Muhamed Salah, me kushtin që Mane të firmosë zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e 2025.

Aktualisht Mane është vetëm lojtari i 12-të më i paguar te Liverpooli, pasi paga e tij vjetore është 5,2 milionë funte në vit, ndërsa me kontratën e re ai pritet të fitojë 10,5 milionë funte në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version