Liverpooli nuk ka humbur në tri ndeshjet e fundit në kampionatin anglez Ligën Premier.
Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë dy fitore dhe një barazim duke u afruar me Manchester Unitedin që zë pozitën e dytë në tabelë.
Në javën e 28-të të Ligës Premier, ‘The Reds’ janë nikoqir të West Ham United dhe kërkojnë që me një fitore ta marrin pozitën e dytë në tabelë.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar i takoi Liverpoolit me rezultat të thellë 1-4.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë. /Telegrafi/
Liverpool: Karius, Robertson, Arnold, Matip, Van Dijk, Can, Milner, Chamberlain, Salah, Firmino, Mane.
West Ham United: Adrian, Creswell, Collins, Ogbona, Zabaleta, Noble, Kouyate, Antonio, Arnautovic, Chicharito, Mario.