Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir i Ajax me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve, duke e siguruar një vend në mesin e 16-të më të mirave të Evropës.
Ndeshja nisi më mirë për Ajaxin që goditën edhe shtyllën me Steven Berghuis në minutën e tretë.
Kur pritej të mbyllej pjesa e parë në skenë foli Mohamed Salah i cili shënoi për 1-0 në minutën e 42-të.
Me të filluar pjesa e dytë, Darwin Nunez u gjet më së miri në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi për 2-0.
Vetëm tre minuta më pas ishte Salah që asistoi te Harvey Elliott që shënoi për 3-0.
https://twitter.com/betmarketbet99/status/1585367057579008000
Pas kësaj fitoreje Liverpooli i bashkohet Napolit nga ky grup për të kaluar tutje.
Through to the last 16 of the #UCL ✅ pic.twitter.com/DhSMxs5aAE
— Liverpool FC (@LFC) October 26, 2022
Ajax me shumë gjasë do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/