Barcelona ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, pasi ka eliminuar Norwichin me rezultat 5-2.
The Reds kaluan në epërsi pas 16 minutash lojë me golin e Curtis Jones, që u asistua prej McConell.
Por, mysafirët i barazuan shifrat shpejtë, kur realizuan për 1-1 me anë të Gibson (22’).
— Liverpool FC (@LFC) January 28, 2024
Epërsinë Liverpoolit ia ktheu Darwin Nunez, që mori një asistim perfekt nga Bradley në minutën e 28-të.
Pjesa e dytë ishte po aq dinamike, pasi u shënuan edhe katër gola të tjerë.
Diogo Jota hyri në listën e golashënuesve kur realizoi për 3-1 në minutën e 53-të.
SKIPPERRRRRRRR!!! pic.twitter.com/dCdBR6D11Z
— Liverpool FC (@LFC) January 28, 2024
Në këtë listë hyri edhe Virgil van Dijk, kur shënoi pas dhjetë minutash, me asistimin e Dominik Szsoboszlait.
Në minutën e 69-të, Norwichi ngushtoi epërsinë e Liverpoolit, pasi shënoi për 4-2 me anë të Borja Sainz.
Liverpooli e shënoi edhe të pestin (5-2) me anë të Ryan Gravenberch (90+5′), për të kaluar në rrethin tjetër të FA Cup, ndërsa më vonë pritet të mësojë emrin e kundërshtarit. /Telegrafi/