Telegrafi

Liverpooli ka shprehur interesim të fortë për lojtarin që po cilësohet si ‘Mascherano i ardhshëm’

Liverpooli raportohet se janë shumë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Portos, Alan Varela.

Mesfushori defanziv shpeshherë është krahasuar me ish-legjendën e Barcelonës, Javier Mascherano, i cili ka luajtur për Liverpooli nga 2007 deri në 2010.

Performancat e tij të shoqëruara me një energji të hatashme dhe statistikat e tij të jashtëzkonshme, kanë bërë që kartoni i Varelas të shkojë deri në 70 milionë euro.

Porto nënshkroi me Varelën nga Boca Juniors për shumën e tetë milionë eurove në gusht të vitit të kaluar, por ai ka pasur një impakt të menjëhershëm dhe së fundmi ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli besohet se janë duke konsideruar mundësinë për të aktivizuar klauzolën e lirimit të 22-vjeçarit gjatë verës, sipas revistës portugeze O Jogo.

“Të Kuqtë” tashmë kanë transferuar katër mesfushorë para fillimit të sezonit aktual me Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai, Ryan Gravenberch dhe Ëataru Endo që u bën pjesë e gjigantit anglez./Telegrafi/