Telegrafi

Liverpooli i interesuar për një transferim befasues të Kyle Walker

Liverpooli ka regjistruar një interesim befasues për transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Kyle Walker.

Fituesi i tre trofeve u la në stol në finalen e Ligës së Kampionëve dhe mendohet të jetë zgjedhja e dytë në 11-shen e parë të Pep Guardiolës pas Manuel Akanji.

Situata e tij e re në Etihad ka bërë që Walker të mendoj largimin, por thuhet se ai dëshiron të refuzojë një kalim te Bayern Munich, i cili ishte i interesuar.

Lexo po ashtu Bayern Munich interesohet për transferimin e Kyle Walker

Por, me Liverpoolin që i ofron Walkerit mundësinë për të qëndruar në Angli, një opsion befasues është bërë i disponueshëm.

Interesi për Walker sigurisht konfirmon se Reds janë të interesuar për mbrojtësin e djathtë – duke sugjeruar që roli i Trent Alexander-Arnold mund të evoluojë nën Jurgen Klopp.

Mbrojtësi i djathtë ka luajtur në mesfushë për Anglinë kohët e fundit dhe në fazat e fundit të sezonit nën drejtimin e Klopp, kështu që në sezonin e ri mund ta shohim gjithnjë e më shumë në mesfushë.

Transferimi i Walker do t’i lejonte Liverpoolin të fuste Alexander-Arnold në mesfushë – ose edhe të luante një mbrojtje me tre lojtarë. Ëalker mund të përdoret gjithashtu si rezervë.

Christian Falk i SportBILD, duke shkruar për CaughtOffside, ka bërë pohimin se Benjamin Pavard është gjithashtu në radarin e Liverpoolit.

Walker vlerësohet në 13 milionë euro nga Transfermarkt, ndërsa Pavard vlerësohet 35 milionë euro. /Telegrafi/