Telegrafi

Liverpooli interesohet për mbrojtësin argjentinas (Video)

Skuadra angleze dëshiron ta ketë në radhët e veta për sezonin e ardhshëm, mbrojtësin e River Plates, Gabriel Marcado.

Interesimin e Liverpoolit për mbrojtësin argjentinas, Gabrierl Marcardo, e ka konfirmuar presidenti i skuadrës së River Plates, Rodolfo D’Onofriohas.

Megjithatë, tani nuk mund të ketë një lëvizje pasi futbollisti gjendet me kombëtaren argjentinase në Kupën e Amerikës.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ishte pikërisht Kupa e Amerikës ajo që ndikoi në interesimin e Liverpoolit, pasi trajneri Jurgen Klopp ishte në tribuna në ndeshjen e Argjentinës përball Kilit, ku mbrojtësi shënoi edhe një gol.

“Po është e vërtetë. Liverpool dëshiron transferimin e tij, por tani nuk mund të bëjmë asgjë pasi lojtari është me kombëtaren”, deklaroi presidenti i River Plates  për Fox Sports. /Telegrafi/.