Telegrafi

Liverpooli ia gaboi emrin portierit Caoimhin Kelleher në debutimin e tij në Ligën Premier

(Foto: Instagram/caoimhinkelleher98/Twitter)

Emri i Caoimhin Kelleher ishte shkruar gabimisht në fanellën e tij në debutimin me Liverpoolin në Ligën Premier.

Pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit në mesjavë, Jurgen Klopp i besoi portierit irlandez në ndeshjen e të dielës kundër Wolverhampton Wanderers, duke qenë se Alisson Becker ishte i lënduar.

22-vjeçari regjistroi një tjetër paraqitje të mirë duke e mbajtur portën të paprekur në ndeshjen e tij të parë në kampionatin anglez, derisa Redsat fituan me rezultat 4-0.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Mirëpo, derisa ai nuk bëri asnjë gafë në fushën e lojës në Anfield, kështu nuk kishte ndodhur me ata që ia kanë shtypur emrin në fanellë.

Mbiemrit të Kelleher i mungonte një ‘e’ në fanellë gjatë pjesës së parë dhe aty shkruante “Kellher 62”. /Telegrafi/