Telegrafi

Liverpooli i vendos çmimin Bentekes

Raportohet se Liverpooli nuk do të dëgjojë për ofertat më të ulëta se 30 milionë funta për sulmuesin belg, Christian Benteke.

Goal raporton se belgu është pranë largimit nga Anfield Road pasi nuk është në planet e Jurgen Kloppit, kurse për shërbimet e tij ka shprehur interesim konkret Crystal Palace, që ka ofruar 25 milionë funta për të, ofertë kjo që është refuzuar nga Të Kuqtë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Raportohet se skuadra e Alan Pardeë do të bëjë edhe një ofertë të përmirësuar për Benteken, transmeton Koha.net.

Vlen të theksohet se me ardhjen e Sadio Mane, vendi në formacionin startues për yllin belg është pothuajse i pamundur.