Telegrafi

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Dejan Lovrenit te Atletico Madridi

Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli thuhet se është i gatshëm që të shesë e Dejan Lovrenin në afatin kalimtar të kësaj vere.

Mbrojtësi kroat më nuk bënë pjesë në planet e Jurgen Kloppit dhe me shuam gjasë do të largohet nga Anfield.

The Reds kanë filluar të mendojnë menjëherë për zëvendësuesin e tij dhe po mendojnë të transferojnë Jose Maria Gimenez nga Atletico Madridi.

Sipas asaj që raporton Marca, kontrata e mbrojtësit përfundon në vitin 2023 te Los Rojiblancos, derisa klauzola e tij është 120 milionë euro.

Lexo po ashtu Këta janë dhjetë mbrojtësit më të vlefshëm në botë - Liverpooli mban primatin

Natyrisht se gjashtë herë kampioni evropian do të refuzojë të paguajë atë shumë, por do të shpresoj që t’i marrë shërbimet e tij për 60 milionë.

Liverpooli thuhet se është në garë edhe për mbrojtësit si, Dayot Upamecano të Rasenball Sport Leipzig dhe atë të Interit, Alessandro Bastoni. /Telegrafi/