Liverpool thuhet se do të nisë një lëvizje për portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvili në afatin kalimtar të verës.
Portieri 23 vjeçar është shfaqur si një prej më të mirë në botë. Ai e ndihmoi klubin e La Ligës të përfundonte në vendin e nëntë në renditjen e La Ligas 2023-24, duke regjistruar 13 ndeshje pa pranuar gol.
Një produkt i akademisë së Dinamo Tbilisi, Mamardashvili shijoi një formë të shkëlqyer në Euro 2024. Ai regjistroi 29 pritje të mëdha në katër paraqitje për Gjeorgjinë në turne.
Tani, sipas faqes spanjolle të lajmeve Relevo, Liverpool është i vendosur të nënshkruajë me Mamardashvilin këtë verë.
Ata po planifikojnë të marrin portierin për një tarifë prej rreth 30 milionë euro dhe ta mbajnë atë të huazuar derisa superylli i Reds, Alisson Becker të vendosë të largohet.
Megjithatë, klubi Merseyside pritet të përballet me konkurrencën nga Bournemouth në ndjekjen e tyre për reprezentuesin e Gjeorgjisë. Nëse klubi i Arne Slot fiton garën e transferimeve, ata mund të vendosin të dërgojnë në një huazim për një sezon te skuadra e Andoni Iraolës.
Ndërkohë, Alisson ka kontratë deri në qershor 2027 me Reds. 31-vjeçari ka të ngjarë të vazhdojë si portieri i parë i ekipit të tij pasi mbajti 11 porta të paprekura në 32 paraqitje sezonin e kaluar. /Telegrafi/