Site icon Telegrafi

Liverpooli i gatshëm të dëgjojë ofertat për Lallanan

Adam Lallana (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Liverpooli është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin Adam Lallana në afatin kalimtar të janarit.

Lallana është një nga të preferuarit e menaxherit Jurgen Klopp , por me konkurrencën e madhe për një vend në formacion, veçanërisht në mesfushë, shanset e tij janë të kufizuara.

Ai ka luajtur vetëm një lojë për skuadrën e Liverpoolit në këtë sezon, dhe atë në një ndeshje në Carabao Cup.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp më nuk llogaritë në shtatë futbollistë

Sipas mediumit Football Insider, 31-vjeçari anglez mund të largohet në këtë afat kalimtar të dimrit apo në verë.

Reds mund të aktivizojnë një klauzolë për të zgjatur marrëveshjen e tij, e cila skadon këtë verë, për një vit tjetër, por si duket nuk janë të interesuar.

Një shitje në dimër është e mundur, por më shumë në verë pasi klubi mund të mos dëshirojë të dobësojë mesfushën e skuadrës së Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version