Telegrafi

Liverpooli i gatshëm ta thyejë rekordin e klubit me transferimin e Bellingham

Liverpooli është duke tentuar që të bëjë disa ndryshime në fazën e sulmit, por kjo nuk mund të ndodhë deri në janar ose në verën e vitit të ardhshëm.

The Reds po planifikojnë që të transferojnë Jude Bellinghamin nga Borussia Dortmundi, pas formës së mirë që po tregon në Bundesliga.

Sipas asaj që raporton Daily Start, Liverpooli është i gatshëm të thyejë rekordin personal me transferimin e reprezentuesit anglez.

Bëhet e ditur se The Reds duhet të ofrojnë afro 95 milionë euro për të transferuar Bellinghamin nga klubi i Bundesligës.

Lexo po ashtu Transferimet e mëdha te Chelsea nuk kanë përfunduar, tani radhën duket se e ka Jude Bellingham

Lojtari 18-vjeçar besohet se është top prioritet i Liverpoolit dhe transferimi mund të mbyllet vetëm në afatin kalimtar veror.

Në garë për talentin është edhe Chelsea, me lojtarin që ka raporte të mira me disa lojtarë të bluve si Mason Mount e Reece James. /Telegrafi/