Liverpooli është i gatshëm të bëjë marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Real Betisit, Junior Firpo.
Sipas mediumit britanik The Guardian, Liverpooli është duke shikuar transferimin e Firpos, por nuk thuhet se është gati të paguajë klauzolën e tij prej 45 milionë eurosh.
Liverpooli e ka shikuar mbrojtësin e Betisin dhe nuk dihet nga çmimi që do të duhej për ta sjellë atë në Anfield.
Klubi anglez është vendosur të hyjë në sezonin e ri me Andy Roberton dhe Trent Alexander-Arnold përsëri në krahët mbrojtës, por dëshiron të shtoj alternativat për këta të dy.
Arnold dhe Robertson shënuan sezonin e kaluar numrin më të madh të asistime, duke ndihmuar Liverpoolin në fitimin e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/