Site icon Telegrafi

Liverpooli futet në garë për yllin gjerman i cili mund t’i bëjë ata pretendent kryesor për titull

Liverpooli po konsideron mundësinë e dërgimit të një ofertë për nëjrin prej yjeve më të mëdhenj të Euro 2024, por do të përballen me konkurrencë të ashpër nga disa klubet të tjera angleze.

Gjërat po duken mirë për Liverpoolin gjatë javëve të para të sezonit të ri, me Arne Slot që vazhdoi startin e tij premtues si trajner me një fitore 3-1 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve të martën.

Ai tashmë ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tij zyrtarë në krye të Liverpoolit, ndërsa dështimi i vetëm mbetet humbja befasuese ndaj Nottingham Forest me rezultat 1-0 në ‘Anfield’.

Liverpooli ka kryer vetëm një transferim gjatë verës me Federico Chiesan i cili iu bashkua ‘Të Kuqve’ për 10 milionë euro nga Juventusi.

Sidoqoftë, drejtuesit e klubit tashmë janë duke punuar për të bërë përforcime të reja në janar dhe gjatë verës së ardhshme.

Sipas një raporti të ri, Liverpooli po punon për një ofertë sensacionale në drejtim të Bayern Munichut për Jamal Musialan.

21-vjeçari ka më pak se dy vite të mbetura në kontratën e tij në ‘Allianz Arena’ dhe Bayerni mund ta shesë atë verën e ardhshme, nëse nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Football Insider ka bërë me dije se Liverpooli do të synojë të bëjë një ofertë formale për reprezentuesin gjerman, i cili vlerësohet rreth 110 milionë euro nga Transfermarkt./Telegrafi/

Exit mobile version