Liverpooli i është bashkuar skuadrave tjera të mëdha në garë për Kalidou Koulibaly.
Qendërmbrojtësi senegalez ka paralajmëruar largimin nga Napoli në verë, pasi klubi italian me gjasë do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.
28-vjçari është duke u kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane, përfshirë Real Madrid, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Paris Saint Germain.
E së fundmi garës për të i është bashkuar edhe gjiganti tjetër anglez Liverpool.
The Reds duan të largojnë qendërmbrojtësin Joel Matip dhe e shohin Koulibalyn si partnerin ideal të Virgil Van Dijk në qendër të mbrojtjes.
Megjithatë problemi qëndron tek çmimi i lartë që Napoli po pretendon të fitojë për yllin e tyre.
Verën e kaluar Napoli kërkonte mbi 100 milionë, ndërsa tani kanë zbritur në 80 milionë euro.
Megjithatë The Reds nuk janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se 60 milionë euro për transferimin e senegalezit. /Telegrafi/