Telegrafi

Liverpooli i futet garës për Tielemans, por problem mbetet çmimi i lartë i tij

Youri Tielemans është njëri nga mesfushorët më të mirë në Evropë vitin e fundit.

Mesfushori belg ka shkëlqyer edicionin e fundit me Leicesterin dhe në Euro 2020 me Kombëtaren e Belgjikës.

Falë paraqitjeve fantastike, Tielemans është duke u kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane si Manchester United, Chelsea, Real Madrid e Barcelona.

Por së fundmi garës për t’i marrë shërbimet e mesfushorit i është bashkuar edhe Liverpooli.

Trajneri Jurgen Klopp e vlerëson jashtëzakonisht shumë belgun dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij si zëvendësues të Georginio Wijnaldumit të larguar.

Lexo po ashtu Liverpooli synon transferimin e Tielemans si pasues të Wijnaldumit

Por problemi më i madh mbetet çmimi i 24-vjeçarit, pasi Leicesterit po kërkon 75 milionë euro për ta lënë të lirë.

Tielemans edicionin e kaluar shkëlqeu me klubin anglez, ku në 51 ndeshje zyrtare shënoi nëntë gola e pati gjashtë asistime. /Telegrafi/