Telegrafi

Liverpooli futet fuqishëm në garë për Mbappen

Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Kylian Mbappe duket se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi francez është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, që duan transferimin e tij.

Së fundmi garës i është futur fuqishëm edhe kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool.

The Reds kanë fituar gjyqin me New Balance dhe pritet të marrin milionë euro dëmshpërblim.

Gjiganti anglez pritet të nënshkruajë kontratë me Niken ku do të bëhet njëra nga skuadrat më fitimprurëse në botë.

Kylian Mbappe. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Kjo ka bërë që The Reds të interesohen për transferimin e francezit Mbappe dhe Nike mund t’i ndihmojë në këtë drejtim.

Liverpool është gati të shpenzojë rreth 300 milionë euro për transferimin e francezit në Anfield.

Gjithsesi ky transferim nuk do të jetë i lehtë pasi në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Real Madrid, Manchester United, Juventus e Barcelona. /Telegrafi/