Jurgen Klopp do t’i ketë në dispozicion katër legjenda të klubit për një ndeshje miqësore që do ta zhvillojnë për nder të 125 vjetorit.
Liverpool e ka konfirmuar se Steven Gerrard, Jamie Carragher, Steve McManaman dhe Daniel Agger do të luajnë në maj kundër skuadrës së A-League, Sydney FC.
Tifozët e flaktë të Liverpoolit që jetojnë në Australi mund t’i shohin krahë për krahë dyshen Gerrard dhe Carragher, që ishin protagonist në fitoren e finales së Ligës së kampionëve.
Liverpool do ta festojë 125 vjetorin e themelimit të klubit në ANZ Stadium me 3 qershor.
Kjo ka bërë që disa fansa të jenë edhe kritik duke thënë se lojtarët kryesor do të mungojnë në këtë përballje.
Carragher, 39vejç nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga viti 2013, ndërsa 36-vjeçari Gerrard është pensionuar këtë vit me LA Galaxyn.
Agger, vazhdon të luajë me Brondbyn në Danimarkë, ndërsa McManaman (45) ndeshjen e fundit e ka zhvilluar në vitin 2005 me fanellën e Manchester City. /Telegrafi/